Termo-Hidroizolimi i tarracës
Nga pikpamja e vendosjes së shtresave Termo-Hidroizoluese tarracat i ndajmë me sistem të drejtë dhe sistem të përmbysur. Tarracat me sistem të drejtë janë ato ku hidroizolimi vendoset mbi panelet termoizoluese, anasjelltas janë tarracat me sistem përmbysur.
Tarracat me sistem të drejtë
- Shtresat Termo-Hidroizoluese sipas rradhës së aplikimit në tarracat me sistem të drejtë janë:
1. Barrierë avujsh Extracoat
2. Izoluesi termik Izopllaka Blu® EPSF100, Izopllaka Blu® EPSF180, Ravatherm XPS SHAPE BL / Dow Shapemate, Ravatherm XPS X SHAPE BL / Dow Xenergy Shapemate, Ravatherm XPS 300-SL / Dow Roofmate.
3. Shtresa e nivelit/pjerrësisë Izobeton Aditivato
4. Hidroizoluesi.
Në varësi të përbërjes së tyre, hidroizoluesit të cilët mund të përdoren janë të ndryshëm:
a) Hidroizolues Bituminoz (Katrama), Star PMF dhe Betagum PFF
b) Hidroizolues me bazë poliuretani , Hyperdesmo
c) Hidroizolues silikonik-akrilik, Monoflex NanoHybrid
d) Hidroizolues dy komponentë me bazë çimentoze, Aquasil Flex dhe Elastoseal
e) Membranë PVC
Tarracat me sistem të drejtë nga pikpamja e përdorimit mund të jenë shumë lehtë të shfrytëzueshme duke shtuar mbi hidroizolimin një shtresë betoni apo pllakash.
Tarracat me sistem të përmbysur
- Shtresat Termo-Hidroizoluese sipas rradhës së aplikimit në tarracat me sistem të përmbysur janë:
1. Shtresa e nivelit/pjerrësisë Izobeton Aditivato
2. Hidroizoluesi, i cili mund të jetë:
a) Hidroizolues Bituminoz (Katrama), Star PMF dhe Betagum PFF
b) Hidroizolues me bazë poliuretani , Hyperdesmo
c) Hidroizolues silikonik-akrilik, Monoflex NanoHybrid
d) Hidroizolues dy komponentë me bazë çimentoze, Aquasil Flex dhe Elastoseal
3. Izoluesi termik Ravatherm XPS SHAPE BL / Dow Shapemate, Ravatherm XPS X SHAPE BL / Dow Xenergy Shapemate, Ravatherm XPS 300-SL / Dow Roofmate.
4. Gjeotekstil
5. Granil
Kujdes: Në rastin e tarracave me sistem të përmbysur nuk mund të përdoret asnjë lloj tjetër materiali termoizolues përveç XPS.
Në tarracat me sistem të përmbysur, izoluesi termik dhe shtresat mbrojtëse (pikat 3, 4, 5 tek shtresat e mësipërme) mund të zëvendësohen nga një produkt i vetëm: Polytile.
Pllakat Polytile janë të përbëra nga paneli termoizolues XPS RAVATHERM / DOW dhe një shtresë betoni të një klase të lartë me trashësi dy centimetra.
Pllakat janë me përmasa (30x60) cm, me paturë në katër anë, në mënyrë që të puthiten gjatë vendosjes së tyre dhe të mos krijohen nyje termike. Ato vendosen sipër shtresës hidroizoluese pa patur nevojë për ngjitje.