Soletat lehtësuara
Soletat e lehtësuara janë soletat në të cilat si material mbushës ndërmjet trarëve përdoret polisteroli EPS.
Polisteroli EPS mund të prodhohet në përmasa të ndryshme sipas specifikimeve të projektit.
Tipet e polisterolit që mund të përdoren në këto soleta janë të ndryshëm si: Polisteroli i lehtë EPSL, EPSF30, EPSF80, EPSF100, EPSF120.
Soletat e lehtësuara gjejnë përdorim të gjerë në objektet civile si dhe në ato industriale.
- Avantazhet e përdorimit të tyre:
a) Zvogëlon peshën e soletave dhe si rrjedhim peshën totale të objektit. (1m3 polisterol peshon nga 8-22kg/m3 ndërsa 1m3 beton peshon afërsisht 1600kg/m3, pra rreth 200 herë më shumë!!)
b) Zvogëlon sasinë e armaturës dhe betonit
c) Zvogëlon kostot e ndërtimit
d) Zvogëlon humbjet energjitike
e) Rrit komfortin termik dhe mundëson izolim akustik më të mirë.