Për IZOTERM cilësia e produktit vjen e para! Në ambientet e fabrikës IZOTERM është instaluar që prej vitit 2007 laboratori për testimin e polisterolit. Laboratori mundëson testimin e rezistencës në përkulje-BS, rezistencës në tërheqje TR dhe rezistencën në shtypje CS.
Testimet bëhen me frekuencë të caktuar për monitorimin e vazhdueshëm të prodhimit konform standardeve të përcaktuara nga EN13163:2012+ A2:2016 dhe STAZH.
Në këtë mënyrë IZOTERM i garanton klientët për cilësinë e produkteve në përputhje me standardet më të larta europiane të aplikuara në vend. Produktet IZOTERM janë të çertifikuara konform standarteve EN dhe CE, ndersa menaxhimi i cilësisë bëhet konform standarteve ISO 9001 :2008.