1. Propozimi për rregullatorin e energjisë për ndërtesa (godinat) në Shqipëri
Parimi i rregullatorit energjetik në Shqiperi, siç është propozuar edhe në draftin e publikuar në aktin legjislativ Vendimi I.K.Mm Nr 38/16 – 1 – 03 është mëse i rregullt. Qëllimi i rregullores bashkëkohore duhet të jetë sigurimi i kursimit maksimal të energjisë dhe lehtësimi i pengesave financiare për ndërtuesit dhe blerësit. Për të arritur këtë qëllim, ideja e prezantimit të koeficientit të humbjes së energjisë Gv, që varet kryesisht nga zonat klimatike të vetë rajonit, dhe që mund të përcaktojë edhe humbjen e nxehtësisë në godinë në termat e përcjellshmërisë dhe ventilimit, është më e sakta. Duke marrë në konsiderate kushtet klimatike dhe përdorimin e energjisë në Shqipëri, konsumi prej 50 – 100 kWh/m² për vit, mund të konsiderohet si i realizueshëm krahasuar me zhvillimin në shtetet fqinje si Greqia, Jugosllavia dhe Fyron. Shiko Studimin në PDF
Të nderuar pjesëmarës:
Tashmë jemi te ndergjegjshem qe ne Shqiperi jetojme ne nje krize te vazhdueshme te energjise elektrike e cila eshte shtrire vitet e fundit në te gjithe vendin, perfshi edhe Tiranen e privilegjuar. Kjo per arsyen e thjeshte te rritjes se konsumit te energjise elektrike ne nivele te pa justifikueshme, per sa i takon mbulimit te sherbimeve te ngrohjes dhe ujit te ngrohte ne sektorin e banesave private dhe publike. Keto nevoja mund te reduktohen duke perdorur me efektivitet energjine elektrike dhe duke e kursyer ne banesat tona energjine nepermjet termoizolimit. Shiko Studimin në PDF
Materialet termoizoluese janë mjeti kryesor për kursimin e energjisë gjatë projektimit dhe ndërtimit të një ndërtese. Kjo vihet re nga rritja e trashësisë së materialit izolues të përdorur në këto ndërtesa, e cila reflektohet gjithashtu dhe në rritjen e shitjeve në këtë fushë.Tregu Europian i materialeve termoizoluese karakterizohet nga dominimi i dy grupeve: të materialeve fibroze inorganike dhe materialeve organike shkumë.
Ato kanë të gjitha të njëjtat cilësi përsa i përket mundësive izoluese,por kanë dhe ndryshime tepër të rëndësishme. Këto janë shtjelluar në mënyrë të detajuar në materialin e mëposhtëm. Shih studimin në PDF
Termoizolimi i ndërtesave ekzistuese të shkollave, kopshteve dhe konvikteve rekomandohet vetëm në ndërtesat e pa rikonstruktuara në drejtim të përmirësimit të standartit termik të ndërtesës me qëllim arritjen e standartit për ruajtjen e energjisë në këto ndërtesa.Ndërhyrja për këtë qëllim rekomandohet te kryhet në këto elementë të strukturave rrethuese të jashtme: Shiko Studimin në PDF
Autor: Ass.Prof.Agis.M.Papadopoulos
Një vizion i ri për trajtimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat ekzistuese është një kërkesë tepër e rëndësishme për reduktimin e konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave, në përmirësimin e kushteve të brendshme ekzistuese të komfortit termik dhe gjithashtu në përmirësimin e kushteve mjedisore në zonat urbanistike. Në të njëjtën kohë është dhe një problem teknik, ekonomik dhe shoqëror, për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumë qytete dhe për shkak të frenimeve të vendosura nga detyrimet ekonomike që mundojnë mjaft qytete në Europën Jug–Lindore, gjithashtu dhe në Greqi. Në këtë drejtim është punuar veçanërisht në Greqinë Veriore, me sezonin e saj të ftohtë dhe me ngrohjen tepër të zgjatur, ku janë bërë një seri studimesh që nga viti 1994 për t’iu afruar problemeve dhe për të hartuar një propozim të qartë.