Sistemi Intercapedine
Sistemi Intercapedine është: “Izolimi termik ndërmjet faqes së jashtme dhe faqes së brëndshme të elementëve vertikale (mureve) me muraturë të dyfishtë”.
Përdoret gjerësisht në objekte ekzistuese banimi apo shërbimi në të cilat është e pamundur ndërhyrja në fasadë për arsye teknike, ose në rastet kur në strukturën ekzistuese të fasadës nuk lejohen ndërhyrjet. Gjithashtu sistemi intercapedin gjen përdorim edhe në objektet e reja ku muret perimetrale janë të parashikuara të jenë dopio tullë.
- Izoluesit termik që sugjerohen të përdoren në Sistemin Intercapedine janë:
1. Izopllaka Blu® EPSF100, Izopllaka Blu® EPSF180, Ravatherm XPS SHAPE BL / Dow Shapemate, Ravatherm XPS X SHAPE BL / Dow Xenergy Shapemate.
- Avantazhet e Sistemit Intercapedine:
a) Zvogëlon humbjet termike
b) Krijon kushtet e komfortit në hapsirat e banueshme “ ngrohtësi në dimer, freski në verë”
c) Shmang krijimin e mykut në ambjentet e banimit
d) Zvogëlon emtimin e dioksidit te karbonit, CO2 në ambient
e) Rrit vlerën e objektit, sepse e klasifikon atë në klasat me konsum të ulët energjie