Sistemi Mantel

info iconSistemi Mantel®

Sistemi Mantel® i njohur ndryshe si sistemi “Cappotto” apo “ETICS” është: “Izolimi termik nga ana e jashtme e mureve vertikale me një shtresë të hollë suvaje mbi izoluesin termik”.
Konsiderohet sistemi më efikas për izolimin termik të ndërtesave. Prej më shume se 60 vitesh përdoret gjerësisht në Europë, Ameriken e Veriut edhe më gjerë për të arritur rentabilitetin energjitik maksimal, komoditetin klimatik dhe estetetikën e ndërtesave me destinacion banimi, industriale ose shërbimi, të reja dhe ekzistuese.

manteli

- Elementët përbërës të Sistemit Mantel® janë:

1. Profil bazë alumini (Pika e nisjes)
2. Ngjitës polisteroli (Kollë ngjitëse Bauer Kapa11 ose Shkumë ngjitëse Instastik)
3. Polisterol EPSF80, EPSF100, EPSF120, EPSF150, EPSF200, Izopor Grafit GF90, Izopor Grafit GF150, Ravatherm XPS ETICS B / Dow Etics, Ravatherm XPS X ETICS B / Dow Xenergy Etics.
4. Kollë rrafshuese Bauer Kapa11
5. Rrjetë e përforcuar me fibra xhami
6. Astar akrilik Bauer Pro101
7. Grafiato akrilike Bauer Monokapa ose Grafiato Silikonike Bauer Kapasil

- Avantazhet e Sistemit Mantel®:

a) Kursim energjie deri në 50%
b) Krijon kushtet e komfortit në hapsirat e banueshme “ ngrohtësi në dimër, freski në verë”
c) Kushte shumë të mira dhe të qëndrueshme hidro-termike të strukturës së banesave
d) Sjell në një paketë të vetme izolimin termik dhe finiturën
e) Nuk zvogëlon sipërfaqen e banimit
f) Mbron fasadën nga veprimi i agjentëve atmosferik
g) Shmang krijimin e “nyjeve termike”
h) Shmang krijimin e mykut në ambjentet e banimit
i) Zvogëlon emetimin e dioksidit të karbonit, CO2 në ambient
j) Rrit vlerën e objektit, sepse e klasifikon atë në klasat me konsum të ulët energjie