Termo-Hidroizolimi i themeleve
Themelet, përveç qëndrueshmërisë së objektit, luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe në komfortin termik të tij. Sipërfaqja e kontaktit e themeleve me ambjentin e jashtëm është shumë e madhe dhe si e tillë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në humbjet energjitike si dhe prezencën e lagështisë në objekt. Duke u nisur nga mësipër, Termo-Hidroizolimi i themeleve është një domosdoshmëri.
- Shtresat Termo-Hidroizoluese sipas rradhës së aplikimit në themele janë:
1. Hidroizoluesi.
Në varësi të përbërjes së tyre hidroizoluesit të cilët mund të përdoren janë të ndryshëm:
a) Hidroizolues Bituminoz (Katrama), Star PMF dhe Betagum PFF
b) Hidroizolues me bazë poliuretani dhe shtesa përforcuese bitumi , Hyperdesmo PB
c) Hidroizolues dy komponentë me bazë çimentoze, Aquasil Flex dhe Elastoseal
d) Membranë PVC.
2. Izoluesi termik, polisterol EPS ose XPS:
a) Izopllaka Blu® EPSF100
b) Izopllaka Blu® EPSF180
c) Ravatherm XPS SHAPE BL / Dow Shapemate
d) Ravatherm XPS X SHAPE BL / Dow Xenergy Shapemate
3. Gjeotekstil
4. Membranë drenazhimi
5. Mbushje me dhe, zhavorr ose çakull