IZOTERM® ka instaluar një linje për prodhimin e një game të gjerë të produkteve dekorative të cilat mundësojnë krijimin e stileve të ndryshme sipas preferencave për fasadat e ndërtesave.
Emri tregtar i produkteve është IZODEKOR (Izolime dhe Sisteme Dekorative). Produktet IZODEKOR krijojnë mundësi të mëdha për dekorimin, rinovimin e fasadave në një kohë shumë të shkurtër, ato janë estetike, të thjeshta në aplikim dhe me cilesi të lartë.
Produktet IZODEKOR prodhohen nga polisterol me veti mekanike të posacme që vishen me një shtresë materiali special. Këto specifika bëjnë të mundur që produktet IZODEKOR të vendosen me garanci të plotë në fasada të ekspozuara ndaj kushteve ekstreme atmosferike.
Në qershor të 2012 kompania nga shpk transformohet në shoqëri anonime (SH.A.)
me kapital social 232.800.000 lek ose 2.300.000 usd.
Ky produkt ofron aftësi termoizoluese deri në 50 % më shumë se polisteroli tradicional EPS. IZOPOR Grafit® është material izolues me ngjyre gri në të argjendë prej polistireni me përmbajtje grafiti i modeluar për aplikim kryesisht në fasada si dhe kudo ku nevojitet izolim termik (mure, themele, cati, tarraca).
Izopor Grafit® – Material Izolues me performancë të Lartë.
Është produkt i një teknologjie inovative, karakteristikat e veçanta të produktit mundësojnë performancë të shkëlqyer për reduktimin në maksimum të humbjeve termike.
Më datë 18 dhjetor 2012, në hotel “Sky Tower”, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi eventin "Promovimi i faqes së internetit për Eficencën e Energjisë", në bashkëpunim me IFC, për promovimin e faqes së internetit për Eficencën e Energjisë dhe Kredinë për Eficencën e Energjisë.
Bankierë dhe përfaqësues të bizneseve, ofrues të produkteve të eficencës së energjisë ishin pjesmarrës në prezantim.
IZOTERM® u përfaqësua nga znj. Albana Gjoka, Dr.Marketingu , e cila mbajti prezantimin me temë: “Termoizolimi dhe rëndësia e tij në kursimin e energjisë elektrike”.
Në datën 19.12.2013, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, u mbajt Seminari me temë Roli i Bashkive në Promovimin e Efiçensës së Energjisë në Banesa. Ky event, iniciuar nga IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare) në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, kishte në fokus efiçiencën e energjisë në banesa, rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë faktoreve, publikut dhe institucioneve, njohjen e kuadrit ligjor si dhe rekomandime për përmirësimin e ligjeve dhe zbatueshmërisë së tyre, ndërgjegjësimi për rolin e bashkive dhe minibashkive në mbështetje të efiçensës së energjisë!