Në datën 19.12.2013, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, u mbajt Seminari me temë Roli i Bashkive në Promovimin e Efiçensës së Energjisë në Banesa. Ky event, iniciuar nga IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare) në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, kishte në fokus efiçiencën e energjisë në banesa, rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë faktoreve, publikut dhe institucioneve, njohjen e kuadrit ligjor si dhe rekomandime për përmirësimin e ligjeve dhe zbatueshmërisë së tyre, ndërgjegjësimi për rolin e bashkive dhe minibashkive në mbështetje të efiçensës së energjisë!

IZOTERM® u përfaqësua në ketë seminar nga drejtuesit e Departamentit Teknik dhe të Shitjes, duke i prezantuar të pranishmëve metodikat dhe produktet efiçiente të kompanisë tonë si dhe me punën e vazhdueshme që bëhet për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e izolimit termik në ndërtesa.
Bashkërendimi i punës dhe mirëkuptimi ndërmjet institucioneve si dhe nevoja imediate për zhvillimin e këtij tregu specifik, duke derivuar me çertifikimin e konsumit të energjisë në ndertesa, ishte konkluzioni i këtij seminari. Këto çertifikata do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e performancës energjitike dhe rentabilitetin energjitik të ndërtesave.