03 shkurt 2014
Inagurohet Qendra e Informimit për Efiçencën e Energjisë në AKBN. Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore u zhvillua ceremonia e inagurimit të Qendrës së Informimit për Efiçencën e Energjisë. Kjo qendër e pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore është donacion i Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë nëpërmjet GIZ Fondet e Hapura Rajonale për Efiçencën e Energjisë dhe është fryt i memorandumit të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës në këtë fushë.
Në datën 21.05.2014, në ambientet e UNIVERSITETIT POLIS, u zhvillua Seminari me temë "Efiçenca e Energjisë". Ky seminar u iniciua nga IZOTERM® në bashkëpunim me UNIVERSITETIN POLIS dhe kishte në fokus Efiçiencën e Energjisë, rritjen e ndërgjegjësimit të studenteve dhe projektuesve te ardhshem.
IZOTERM® u përfaqësua në ketë seminar nga Drejtuesi i Zyres Teknike dhe Specialistit te Termoizolimit, duke i prezantuar të pranishmëve metodikat dhe produktet efiçiente të kompanisë tonë si dhe me punën e vazhdueshme që bëhet për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e izolimit termik në ndërtesa.