Alba-Road sh.a është prodhuesi kryesor në vend I polisterolit EPS me markën Izoterm. Produktet tona përdoren gjerësisht në ndërtim, infrastrukturë, dekorim, bujqësi, industrinë ushqimore etj.
Polisteroli EPS prodhohet në dy mënyra:
a) Blloqe të presuara të cilat përpunohen dhe priten sipas kërkesave
b) Me injeksion sipas stampave (kallupeve), prodhime seri dhe gamë e gjerë artikujsh.
Kapacitetet e prodhimit janë të larta me aftësi përpunuese mbi 4000 ton lënde e parë në vit.
Standardet e ndërtesave
Në vendin tonë mbi 90% e ndërtesave janë jo efiçente në aspektin energjitik (konsumojnë energji jashtë çdo kriteri), gjithashtu nuk kanë komfort klimatik në përshtatje me standardet kombëtare dhe normat Europiane, të cilat përcaktojnë temperaturat optimale në ambientet e brëndshme të banimit.
Tek Izoterm, çdo ditë prej më shumë se dy dekadash punojmë me qëllim dhe mision dhënien e zgjidhjeve të problemeve të mësipërme.
Kompania jonë është e profilizuar për efiçensën e energjisë në ndërtesa dhe ofron zgjidhje teknike me produkte cilësore bazuar tek metodat më të mira të izolimit termik nga themelet në çati apo tarracë, me synim rentabilitetin energjitik dhe komoditetin klimatik të ndërtesave tuaja. Duke reduktuar humbjet termike ju kurseni para për ngrohjen-ftohjen në mënyrë konstante, do keni një komfort klimatik të përhershëm si dhe do ti rrisni vlerën ndërtesës tuaj. Izolimi termik i ndërtesës është investim i qëndrueshëm me koston më të mirë efektive, ekologjik dhe mund të konsiderohet si një “perpetuum mobile” që do punojë gjithmonë per ju.
Pozicionimi në treg i IZOTERM® ka qenë dominues si rezultat i investimeve të mëdha në teknologji, i njohurive teknike të plota, eksperiencës shumëvjeçare dhe inovacionit.
Alba–Road sh.a është distributore e disa kompanive si: RAVAGO, ALCHIMICA, BITULINE, BAUER ,THRACE PLASTIC etj., në kete mënyrë ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh, zgjidhjesh teknike dhe paketa të kombinuara termo-hidroizolimi apo për punime të specializuara ndërtimi (dysheme industriale, riparimi, mbrojtje, etj.)
Objektivi i kompanisë tonë është ti shërbejmë në mënyrë profesionale klientëve tanë, konsumatorëve duke ju promovuar produkte inovative, cilësore të çertifikuara dhe çmime konkuruese të shoqëruar me asistencë teknike.
Produktet tona kanë një spektër të gjerë përdorimi në ndërtimet civile dhe industriale, infrastrukturë etj..